Cardinale hap thesin: Milan transferon bomberin e ri në merkaton e janarit

Milan me bomber të ri.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani që, sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, Rosonerët kanë piketuar bomberin e ri.

Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan do ta paguaj klauzolën e Serhou Guirassy.

Guirassy po shkëlqen te Stuttgarti këtë sezon duke realizuar 18 gola në 15 ndeshje, ndërsa klauzola e tij është vetëm 17 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn klauzolën e Guirassy dhe 27-vjeçari në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here