VIDEO: Momenti kur Zirkzee turpëroi Acerbin

Inter eliminohet në 1/8-at e Kupës së Italisë, ndërsa u mund me përmbysje me rezultatin 1-2 nga Bologna në kohën shtesë, me “kuqeblutë” që kalojnë në fazën çerekfinale.

Protagonist në fitoren e madhe të Bolonjës ishte sulmuesi Joshua Zirkzee me dy super asistimet e tij.

Në minutën e 92’ Carlos Augusto kaloi Interin në avantazh. Megjithatë në minutën e 112’ Bologna barazoi, me Beukema që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti spektakolar nga Zirkzee.

Vetëm katër minuta më pas, Zirkzee u bë sërish protagonist, duke kaluar bukur mbrojtjen e Interitd he duke i dhuruar asist Ndoye, i cili e finalizoi topin në rrjetë dhe përmbysi “zikaltërit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here