Asgjë nga Roma, Bonucci transferohet tek rivalët e përjetshëm të Juves

Lajm bombastik, Bonucci tek rivalët e përjetshëm të Juventusit!

Leonardo Bonucci dukej një hap larg Romës dhe pritej vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes për kthimin e mbrojtësit italian në Serinë A.

Por në ditën e fundit ka ndodhur një prapakthehu e papritur nga klubi italian.

“Corriere Dello Sport” ka mësuar se ditën e sotme, pronarët amerikanë të klubit, familja Friedkin, ka vendosur të bllokojë gjithçka.

Këtu nuk ka të bëjë me në vendim që vjen si rrjedhojë e pakënaqësisë së tifozëve me ish-mbrojtësin e Juventusit, por me faktin se shpenzimi i 2 milionë eurove për një mbrojtës 36-vjeçar, pa të ardhme në klub përtej këtij sezoni, është vlerësuar si investim i pakuptimtë.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Bonucci megjithatë do të rikthehet në Serie A, por tek një tjetër rival i Juves.

Sipas raportimeve të fundit, te Milan po mendojnë për rikthimin e Bonuccit, pas lëndimeve të shumta në repartin e mbrojtjes.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e kanë piketuar 36-vjeçarin si një zgjidhje afatshkurte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here