Inter ka gati goditjen e dytë për merkaton e janarit.
Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas raportimeve të fundit, ka gati goditjen e dytë për merkaton e janarit.
Inter ka arritur akordin me Club Brugge për transferimin e Tajon Buchanan, por zikaltrit nuk do të ndalen me kaq.
Sipas Calciomercato, Inter synon që në janar të afrojë edhe qendërmbrojtësin e Atletico Madrid, Stefan Savic.
Qendërmbrojtësit malazez i skadon kontrata me Atleticon në verë dhe nuk planifikon ta rinovojë atë.
Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi duke e transferuar në janar për një shifër prej rreth 3 milionë eurove.
Savic ka mjaftë eksperiencë dhe me afrimin e tij, Inter do të blindojë repartin e mbrojtjes.