Dështoi në Arabi, Firmino drejt transferimit në Serie A

Aventura e Roberto Firminos në Arabinë Saduite nuk ka shkuar ashtu siç e kishte paramenduar sulmuesi brazilian.

Sulmuesi brazilian pritet të rikthehet në Evropë pasi aventura në Al Ahli nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, edhe pse pritjet ishin të mëdha për të.

Sipas raportimeve të fundit, qëndrimi i Roberto Firminos në Arabinë Saudite mund të marrë fund, të paktën përkohësisht.

Sulmuesi brazilian ka pasur vështirësi në përshtatjen me kampionatin dhe stilin e jetës në Arabinë Saudite, gjë që reflektohet në shifrat e tij, ku ka shënuar vetëm tre gola në 18 ndeshje.

Duke pasur parasysh këtë situatë, Al Ahli do të shqyrtonte mundësinë e heqjes dorë nga ai. Sipas të mediave arabe dhe angleze, disa skuadra të Serie A do të ishin të interesuara për ta rikthyer Firminon në Europë, ku ai tregoi të gjithë potencialin e tij.

Milan, Inter dhe Juventus janë skuadrat që kanë shprehur interesim për huazimin e sulmuesit brazilian.

32-vjeçari është i gatshëm të largohet si huazim nga Al Ahli, pasi nuk është i kënaqur aspak me jetën në Arabinë Saudite.

Gjithsesi afati kalimtar i janarit do të tregojë edhe të ardhmen e Firminos që Italia mbetet opsioni ideal, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here