Ylli i Interit thumbon Juventusin.
Francesco Acerbi është padyshim një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit, teksa pas barazimit ndaj Genoas është ndalur të flasë edhe për garën për titullin kampion në Serinë A.
Mbrojtësi veteran italian ka vlerësuar jo pak të rinjtë e ardhur te Interi, teksa nuk ka ngurruar të thumbojë edhe Juventusin, duke evidentuar shifrat e shpenzuara nga bardhezinjtë në merkato.
“Në letër favorit për titullin duhet të jetë Juventusi që ka shpenzuar 200 milionë euro për të marrë lojtarë si Bremer, Chiesa e Vlahovic. Te Interi ndryshoi gjysma e skuadrës në verë, por falë grupit të fortë, të gjithë janë përshtatur shumë mirë dhe kanë tejkaluar pritshmëritë. Megjithatë të mos harrojmë që janë larguar emra si Brozovic, Lukaku e Dzeko. Jemi skuadër e mirë dhe nuk fshihemi nga objektivi ynë për të fituar titullin kampion”, u shpreh Acerbi.
Mbrojtësi italian mori mbi vete edhe përgjegjësinë e golit të barazimit të Genoas, duke shfajësuar kështu brazilianin Carlos Augusto, i cili ishte më pranë rumunit Dragusin në momentin e goditjes nga këndi.