VIDEO/ Heroi i Interit, shikoni si Frattesi prish me thembër pikën e penalltisë

Interi arriti një fitore me polemika ndaj Veronës, në duelin e zhvilluar prej orës 12:30.

Zikaltërit e Inzaghit triumfuan me rezultatin 2-1, teksa miqtë në minutën 90+10’ kishin shansin e artë për të barazuar shifrat, por francezi Tomas Henry nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke goditur shtyllën.

Ndërkohë në rrjet është duke qarkulluar një video që i shpëtoi vëmendjes së kamerës, teksa shihet mesfushori Frattesi, autori i golit të fitores, i cili shkon te pika e penalltisë dhe e dëmton atë me thembër.

Duket se ky gjest i futbollistit italian i dha frytet pasi në momentin e gjuajtjes së penalltisë, topi kërcen pas dëmtimit të fushës duke e penalizuar disi futbollistin Henry për të bërë gjuajtjen perfekte.

Jo vetëm protagonist me golin e fitores, duket se Frattesii u bë protagonist edhe te penalltia e humbur, duke i dhënë një asist të dyfishtë Interit për 3 pikët që e shpallën kampion dimri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here