Bisedimet kanë filluar, Jordan Henderson transferohet tek gjiganti italian

Jordan Henderson pranë transferimit në Serie A.

Mesfushori anglez, Jordan Henderson u largua verën e shkuar nga Liverpooli pas 12 sezoneve në Anfield.

Henderson vendosi që ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar skuadrës së Al-Ettifaqq.

Mesfushori anglez nuk është përshtatur me jetën në Arabinë Saudite dhe dëshiron rikthimin në Europë.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventusi ka kontaktuar me Jordan Henderson teksa po kërkon të forcojë repartin e mesfushës.

Mesfushori i Al-Ettifaq, pritet t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në formë huazimi gjatë këtij afati kalimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here