Jose Mourinho ishte mjaft emocional, teksa u dha lamtumirën e fundit tifozëve të Romës, pas shkarkimit shokues nga klubi italian.
Tekniku portugez i cili udhëhoqi “Giallorossët” drejt triumfit në Ligën e Konferencës në vitin 2022 dhe në finale të Ligës së Evropës sezonin e kaluar, është liruar nga detyra në “Stadio Olimpico” pasi mori vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.
Kontrata e tij me klubin ishte afër skadimit në fund të sezonit, mirëpo Roma reagoi shpejt duke emëruar menjëherë në krye të stolit trajnerin e ri.
Ish-legjenda e klubit Daniele De Rossi ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrën, të paktën deri në qershor të këtij viti.
Largimi i Mourinhos nga Roma ishte një lajm i papritur edhe për tifozët e këtij klubi të cilët ishin mbledhur në numër të madh pranë qendrës stërvitore, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 60-vjeçarit.
🚨 José Mourinho was visibly very emotional this morning as he left the Roma training center. 😢💔
(🎥 @francescoiucca) pic.twitter.com/DFAr5K9bVU
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 16, 2024
Ka pasur shumë zëra se Mourinho tani do të vendosë që të drejtojë ndonjë kombëtare me karrierën e tij të jashtëzakonshme që po shkon drejt fundit.
Gjatë verës Mourinho kishte refuzuar mundësinë për të kaluar në Arabinë Saudite, duke vendosur që t’i qëndrojë besnik Romës.