Milan “pa frena” në merkato, Rosonerët transferojnë yllin që ka fituar 18 trofe

Milan nuk humbet kohë, Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.

Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati goditjen e radhës.

Përveç këtij afati kalimtar, drejtuesit po punojnë edhe për merkaton e verës, dhe deja e fundit e dyshes Furlanit-Moncada luan në La Liga, më saktësisht te Real Madrid.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Nacho Fernandez kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Rosonerët e cilësojnë Nachon si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes dhe tashmë kanë arritur marrëveshje verbale me spanjollin. Nacho verën e ardhshme do t’i bashkohet Milanit me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here