Surpriza e merkatos, Jerome Boateng pranë transferimit në Serie A

Jerome Boateng vazhdon që të jetë pa ekip që prej verës së shkuar, kohë kur mbylli bashkëpunimin me Olympique Lyon.

Por tashmë mesa duket, “gjiganti” i mbrojtjes pritet t’i rikthehet futbollit të luajtur.

Sipas mediave italiane, Boateng është në bisedime me Salernitanën, për një transferim të mundshëm në Serie A.

Klubi italian ka si qëllim kryesor mbijetesën dhe për ta arritur këtë objektiv i duhet eksperienca.

Këtë të fundit, drejtuesit e italianëve shpresojnë ta gjejnë te mbrojtësi gjerman që ka shumë eksperiencë mbi shpatulla.

Një rol mjaft “kyç” në këto bisedime po luan edhe Franck Ribery. Në rolin e menaxherit tek klubi italian, Ribery ka një miqësi të ngushtë me Boateng që në kohën kur të dy ishin pjesë e Bayern Munchen.

Ribery po këmbëngul për ta bindur gjermanin që t’u bashkohet, teksa këto orë pritet të jenë vendimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here