Sheikët zbarkojnë në Milano, PIF blen Milanin për shifrën rekorde

Sërish zëra në lidhje me të ardhmen e Milan.

E përditshmja italiane “La Reppublica” konfirmoi sot interesimin që kanë arabë për klubin kuqezi.

Mësohet se Milan ka përfunduar në shenjëstrën e fondit Pif, ai që menaxhon skuadrën e Newcastle në Premier League.

Arabët kanë disa ditë që kanë zbarkuar në Itali për të parë terrenin ku do të punojnë për kryerjen e këtij operacioni.

Një lëvizje konkrete kjo e fondit arab Pif, që kërkon të blejë shumicën e aksioneve të ekipit legjendar italian, 19 herë kampion i Serie A.

Arabët duan të marrin shumicën e aksioneve nga Gerry Cardinale, pronari i kompanisë RedBird.

Për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete, por arabët ndodhen në Milano ku do të bisedojnë direkt me pronarët amerikanë të Milan.

Cardinale e bleu klubin për 1.2 miliardë euro në vitin 2022, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit, Milan kap vlerën e 1.6 miliardë eurove.

Pra PIF pritet të paguaj mbi 1.6 miliardë euro për ta blerë Milanin nga Cardinale.

Cardinale do të mbajë një kuotë minorance, ndërsa arabët duan ta kthejnë Milan në majën e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here