Po shkëlqen te Salernitana, Candreva transferohet tek gjiganti italian

Surpriza e merkatos, Antonio Candreva tek gjiganti italian.

Sulmuesi i Salernitanës, Antonio Candreva po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 4 asistime në 21 ndeshje të luajtura.

Candrevas i skadon kontrata me Salernitanën në fund të sezonit, ndërsa sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon afrimin e 36-vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Calciomercato, Lazio dëshiron rikthimin e Candrevas në Olimpico dhe kanë kontaktuar drejtuesit e Salernitanës.

Candreva është i hapur për rikthimin e tij në Olimpico, por te Salernitana dëshirojnë ta mbajnë atë deri në përfundim të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here