BOMBA E VERËS: Jurgen Klopp merr drejtimin e gjigantit italian

Lajm bombastik nga Italia, Jurgen Klopp në Serie A.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fund të sezonit 2024/25.

Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner.

Megjithatë, çdo “të mire” i vjen një fund dhe fundi i Klopp si trajner i Liverpoolit është afruar tashmë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Klopp sezonin e ardhshëm mund të ulet në stolin e gjigantit italian.

Sipas Calciomercato, drejtuesit e Milanit e kanë piketuar strategun gjerman si trajnerin e duhur për tia besuar drejtimin e skuadrës, pasiqë Pioli në verë do të largohet nga San Siro.

Klopp vitin e shkuar në një intervistë për Rai 2 kishte deklaruar se i pëlqen kampionati italian dhe se është inspiruar nga puna e Arrigo Sacchit te Milani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here