Merih Demiral rikthehet në Serie A.
Qendërmbrojtësi turk, i cili aktualisht është pjesë e Al-Ahli, sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Serie A.
Demiral u transferua te Al-Ahli verën e shkuar për 16 milionë euro, por si shumë futbollist të tjerë nuk është i kënaqur në Arabinë Saudite dhe dëshiron rikthimin në Europë.
Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milan ka nisur bisedimet me Al-Ahlin për huazimin e Demiral.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Demiral është futbollisti i fundit që kanë pikasur drejtuesit kuq e zi.