22 G/A këtë sezon, Milan dhe Inter në garë për yllin që i skadon kontrata në verë

Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin portugez.

Milan dhe Inter përveç rivalitetit në fushë shpeshherë janë protagonist me duelet e tyre në merkato.

Verën e kaluar dy klubet e Milanos dueluan për shërbimet e Marcus Thuram dhe verën që vjen pritet të duelojnë për një tjetër futbollist.

Sipas Calciomercato.com, Milan dhe Inter në verë do të garojnë për sulmuesin e Benfikës, Rafa Silva.

Silva po shkëlqen këtë sezom, duke realizuar 11 gola dhe 11 asistime në 31 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Benfikën i skadon në fund të sezonit.

Portugezi ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian dhe në verë na pret një tjetër derbi në merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here