Milani i madh po kthehet, zbulohet goditja e parë e Contes si trajner i Rosonerëve.
Antonio Conte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.
“TeleLombardia” bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zlatan Ibrahimovic dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.
Conte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.
Gazetari i njohur i TeleLombardia, Luca Momblano, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Contes te Milani.
Sipas Mombalons, Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e mbrojtësit të Napolit, Giovanni Di Lorenzo.
Di Lorenzo përshtatet me skemat e Contes, ndërsa Milan do të duhet të ndajë 25 milionë euro për t’ia rrëmbyer atë Napolit.
Mbrojtësi italian ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, duke realizuar dy gola dhe gjashtë asistime.