E bujshme: Man Utd transferon yllin e Interit për €50m

Djajtë e Kuq përsëri për shopping te Interi.

Portieri kamerunas, Andre Onana verën e shkuar bëri bujë të madhe kur nga rradhët e Interit, kaloi te Manchester United për 55 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit Manchester United synon transferimin e një tjetër lojtari nga Interi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e zikaltërve, Denzel Dumfries, i cili pritet të largohet në verë nga Meazza.

Dumfries dhe Inter janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2025.

Sipas portalit të njohur spanjoll Fichajes.net, transferimi i Dumfries do t’i kushtojë Djajve të Kuq 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here