BOMBA E VERËS: Bremer largohet nga Juventusi për €70m

Lajm i bujshëm nga Italia, Bremer largohet nga Juventusi.

Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer po shkëlqen te Juventusi këtë sezon me paraqitjet e tij.

Bremer u transferua te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2022 për 45 milionë euro dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti anglez synon transferimin e tij.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United dëshiron shërbimet e Bremer dhe Djajtë e Kuq në verë do të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Bremer është një lojtarë kyç për Biankonerët, por tek Zonja e Vjetër askush nuk i shpëton rregullave të tregut dhe drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë brazilianin për një shifër të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here