Dridhet Interi, PSG transferon dyshen e zikaltërve për €150m

Parisienët për shopping në Milano.

PSG po bën mirë këtë sezon me pozitën e parë në Ligue 1, në garë për Champions League dhe Kupën e Francës.

Në verë disa lojtarë pritet të largohen nga Parku i Princave dhe drejtuesit e PSG kanë gati disa përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato, PSG synon transferimin e dyshes së Interit Barella dhe Bastoni.

Bastoni dhe Barella po shkëlqejnë me Interin disa sezone me rradhë dhe falë paraqitjeve mbreslënëse disa skuadra janë vënë pas tyre.

Për të bindur Interit, Parsienët janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për dyshen zikaltër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here