BOMBA E VERËS: Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Zaniolo në verë do të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo në verë iu bashkua Aston Villës në formë huazimi nga Galatasaray, por në fund të sezonit pritet të rikthehet në Stamboll, pasiqë klubi anglez nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes.

Zaniolo dëshiron rikthimin në Itali dhe sipas raportimeve të fundit tre gjigantë të Serie A dëshirojnë shërbimet e tij.

Tuttomercatoweb, raporton se Milan, Napoli dhe Fiorentina do të garojnë në merkaton e verës për shërbimet e Zaniolos.

Për ta lënë të lirë Zaniolon, Galatasaray kërkon më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here