Kryevepër nga Marotta: Barella largohet për €80m, zëvendësuesi vjen me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Inter ka probleme me financat dhe një nga mënyrat për ta përmirësuar situatën është shitja eyjeve të ekipit. Një nga lojtarët më të pëlqyer në merkato është Nicolo Barella.

Mesfushori pëlqehet kryesisht në Premier League dhe prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n.

Ish-lojtari i Cagliari-t vlerësohet të paktën 80 milionë euro nga klubi zikaltër. Kush do të dojë të blejë futbollistin e Inter-it është i paralajmëruar.

Ndërkohë Marotta e ka piketuar tashmë zëvendësuesin ideal të Barellas dhe ai luan tek rivalët e Interit.

Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, kontrata e të cilit me Juventus-in skadon qershorin e ardhshëm. Bardhezinjtë do të donin ta mbanin dhe t’ia rinovonin kontratën.

Francezi pëlqehet nga shumë skuadra dhe, sipas raportimeve të fundit nga Italia, edhe Inter-i është futur në garë dhe synon ta marrë për sezonin e ardhshëm, kur do të ketë mbetur pa kontratë.

Do të ishte një goditje me kosto zero me shumë peshë, nga ato që Beppe Marotta ka bërë shpesh gjatë karrierës së tij si drejtues.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here