BOMBA E VERËS: Thiago Silva rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Thiago Silva rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij edhe përkundër moshës së tij.

39-vjeçari po luan ende në nivele të larta dhe këtë po e dëshmon me paraqitjet e tij te Chelsea.

Kontrata e Silvas me Blutë e Londrës skadon në verë dhe braziliani ka vendosur të largohet nga Stamford Bridge.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Thiago Silva verën e ardhshme do të rikthehet në Serie A. Sipas Calcio Mercato, Milan synon rikthimin e Silvas në San Siro.

Rosonerët kanë hasur probleme të shumta këtë sezon me lëndimet në repartin e mbrojtjes dhe afrimi i Silvas do të shtonte cilësinë në prapavijë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here