Lajm bombastik: Pioli në verë merr drejtimin e gjigantit italian

Lajm bombastik nga Italia, Pioli largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Aventura e Stefano Piolit në krye të Milanit duket se do të përfundojë në fund të sezonit aktual.

Rezultatet zhgënjyese kanë bindur pronarët e kuqezinjve të ndryshojnë në fundin e sezonit.

Jashtë Champions League dhe jashtë Kupës së Italisë, me Interin kryesues 8 pikë larg pas.

Sezoni i Milanit deri tani nuk ka qenë i kënaqshëm dhe gjithçka po çon drejt një divorci në verë pas katër vitesh.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Pioli sezonin e ardhshëm mund ta drejtojë një tjetër gjigant italian.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se po mendon të punësojë Stefano Piolin si trajner të ekipit pas largimit të tij nga Milani në verë.

De Laurentiis është një tifoz i Piolit dhe po mendon ta punësojë atë për të zëvendësuar Walter Mazzarrin gjatë verës.

Presidenti i Napolit vlerëson fleksibilitetin e trajnerit, aftësitë menaxhuese dhe suksesin në skuadrën e Milanit.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here