Inter nuk ka të ndalur: Marotta transferon në verë nga Barcelona yllin 40 milionësh

Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa duket i pandalshëm nga skuadrat e Serie A.

E megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane “zikaltërit” po mendojnë t’i japin skuadrës pak “ajër të freskët”.

Në verë, Inter-i do tentojë të firmosë me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.

Duke qenë se Torres u bashkua me katalanasit falë dëshirës së trajnerit Xavi Hernandez, me largimin e këtij të fundit pasi të mbyllet sezoni, të njëjtin fat mund të ketë edhe lojtari.

Një lajm ky që e gëzon disi Interin, duke qenë se “zikaltërit” synojnë që në verë ta kenë Torres në ekipin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here