BOMBA E VERËS: Arda Guler transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Arda Guler te gjiganti italian.

Talenti turk, Arda Guler, bëri bujë të madhe verën e kaluar kur iu bashkua Realit për 20 milionë euro.

Për Guler ishin në garë disa gjigantë europian, por në fund turku zgjodhi Reali. 18-vjeçari nuk e ka nisur mirë aventurën në Madrid, pasiqë ka pësuar tre lëndime rradhazi.

Guler debutoi me Realin në Copa Del Rey kundër Arandina, ndërsa në La Liga ka luajtur vetëm 22 minuta.

Drejtuesit e Realit po mendojnë për huazimin e Guler dhe sipas raportimeve të fundit nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.

Milani ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin pas huazimit të Brahim Diaz, i cili u ngrit si futbollist pikërisht me fanellën e Rosonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here