Lajm bombastik, Geoffrey Moncada në takim me kandidatin për stolin e Milanit.
Aventura e Stefano Piolit në krye të Milanit duket se do të përfundojë në fund të sezonit aktual.
Rezultatet zhgënjyese kanë bindur pronarët e kuqezinjve të ndryshojnë në fundin e sezonit.
Jashtë Champions League dhe jashtë Kupës së Italisë, me Interin kryesues 8 pikë larg pas.
Sezoni i Milanit deri tani nuk ka qenë i kënaqshëm dhe gjithçka po çon drejt një divorci në verë pas katër vitesh.
Antonio Conte është kandidati kryesorë për t’u ulur në stolin e Rosonerëve, por sipas raportimeve të fundit, në orbitën e Milanit ka përfunduar edhe Julien Lopetegui.
Sipas mediave italiane, drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka zhvilluar një takim në Milano me trajnerin spanjoll.
Moncada e vlerëson shumë spanjollin dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja me Conten, drejtimi i skuadrës do t’i besohet Lopeteguit.