Shkëmbim spektakolar: Torres bëhet Neroaxur, ylli i Interit te Barcelona

Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ka përfunduar në orbitën e Interit pas paraqitjeve të mira këtë sezon.

Torres ka realizuar 11 gola dhe 4 asistime në 32 ndeshje të luajtura dhe zikaltrit e kanë piketuar spanjollin si përforcimin ideal për repartin e sulmit.

Sipas Calciomercato, Inter do t’ia ofrojë Barcelonës kartonin e Denzel Dumfries, i cili ka refuzuar rinovimin.

Barcelona është e hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Blaugranët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Dumfries do të ishte një super përforcim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here