BOMBA E VERËS: Jules Kounde transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm, Jules Kounde transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi francez Jules Kounde, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Barcelona javët e fundit, pasiqë drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje pas përfundimit të sezonit.

Kounde u transferua te Barcelona në verën e vitit 2022, ku dhe arriti të shpallet kampion në sezonin e tij të parë në Camp Nou.

Këtë sezon Kounde është në qendër të kritikave pas paraqitjeve të dobëta dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Sipas raportimeve të fundit interesim për Kounden kanë shfaqur disa skuadra të Premier League, por së fundmi garës i janë bashkuar edhe dy gjigantë italian.

Bëhet fjalë për Milanin dhe Juventusin që janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes.

Për të siguruar shërbimet e Koundes, Milan dhe Juve do të duhet të paguajnë më së paku 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here