Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa duket i pandalshëm nga skuadrat e Serie A.
E megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane “zikaltërit” po mendojnë t’i japin skuadrës pak “ajër të freskët”.
Në verë, Inter-i do tentojë të firmosë me mbrojtësin e Atalantës, Giorgio Scalvini.
Scalvini po shkëlqen me paraqitjet e tij te Atalanta dhe ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian.
Te Inter e kanë piketuar Scalvinin si përforcimin ideal për të ardhmen e skuadrës dhe janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për ta transferuar në Milano.