Nuk mbaron me Zielinski-Taremi, Marotta transferon te Interi edhe dy yje me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe dy të tjera.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe dy lojtarë që i përfundon kontrata në verë kanë përfunduar në orbitën e Marottas.

Calciomercato, shkruan se Interi synon transferimin e dyshes së Realit, Nacho Fernandez dhe Lucas Vasquez.

Denzel Dumfries dhe Juan Cuadrado do të largohen nga Meazza në verë dhe Marotta e ka piketuar dyshen e Realit si zëvendësuesit ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here