BOMBA E VERËS: Chiesa transferohet tek rivalët e Juventusit

Lajm bombastik, Chiesa largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi italian, Federico Chiesa është njëri nga lojtarët më të përfolur te Juventusi.

Chiesa është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër në verë dhe sipas raportimeve të fundit rivalët e Juventusit synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan e ka identifikuar Chiesan si pasuesin ideal të Rafael Leaos.

Leao është në shënjestrën e PSG dhe Milan pritet të arkëtojë 150 milionë euro nga shitja e portugezit.

Chiesas i skadon kontrata pas një viti dhe mund të shitet për 30-40 milionë euro.

6 gola dhe dy asiste në 19 prezencat sezonale janë një kartëvizitë e mirë ashtu siç janë edhe karakteristikat e tij pasi mund të luajë në 4-3-3 dhe 4-2-3-1, ose e thënë ndryshe skemat që Pioli ka përdorur shpesh.

Edhe në rast zbarkimi të Antonio Contes te kuqezinjtë, Chiesa mund të përdoret si anësor ose sulmues i dytë në një 3-5-2-shi hipotetik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here