Inter ka gjetur zëvendësuesin e Calhanoglut.
Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Simone Inzaghi-t.
Turku është rritur në mënyrë eksponenciale në pozicionin ‘e ri’ para mbrojtjes, krijuar për të sezonin e kaluar pas dëmtimit të Brozovic.
Ish-lojtari i Milanit, i cili zbarkoi me kosto zero në verën e vitit 2021 te zikaltrit, ka ngritur nivelin e rendimentit duke u bërë shpejt një nga më të mirët në këtë rol.
Interi dhe Inzaghi po e përkëdhelin atë, me drejtuesit e Viale della Liberazione që e blinduan Calhanoglu verën e kaluar deri në qershor 2027.
Calhanoglu këtë sezon ka realizuar 11 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje të luajtura me Interin.
Paraqitjet e Calhanoglu sigurisht që nuk kalojnë pa u vënë re dhe nga klubet e tjerë. Sipas Tuttosport, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool duket se po mendojnë për turkun për verën e ardhshme.
‘Calha’ konsiderohet një lojtar kyç nga Inzaghi dhe klubi milanez, prandaj do të nevojitet një ofertë prej 70 milionë euro për ta rrëmbyer nga Interi në fund të sezonit.
Në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë e tillë, Inter do ta lërë të lirë turkun të largohet, ndërsa Marotta e ka piketuar pasuesin.
Sipas Calciomercato, Inter synon afrimin e mesfushorit të Bolonjës, Lewis Ferguson, i cili ka realizuar 5 gola dhe 5 asistime këtë sezon.
Ferguson ka kontratë me Bolonjën deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të paguaj 25-30 milionë euro.