E bujshme: Marquinhos në verë tek gjiganti italian

Krisje me drejtuesit e PSG, Marquinhos rikthehet në Serie A. 

Qendërmbrojtësi brazilian, Marquinhos ashtu si Mbappe ka vendosur të largohet nga PSG pas përfundimit të sezonit.

Marquinhos u transferua te PSG në vitin 2013 dhe pas 11 sezoneve me fanellën e Parisienëve ka vendosur të largohet në verë nga Parku i Princave.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se braziliani mund të rikthehet në Serie A.

Marquinhos ka luajtur më parë në Serie A me fanellën e Romës, ndërsa tani interesim për të ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasiqë Bremer pritet të transferohet te Manchester United.

Juventus pritet të arkëtojë 70 milionë euro nga shitja e Bremer dhe drejtuesit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për zëvendësuesin e tij.

Vlera e Marquinhos në treg është rreth 60 milionë euro, por te Zonja e Vjetër janë optimist se mund të arrijnë marrëveshje me PSG për një shifër më të ulët.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here