Pioli drejt largimit, Milan ka zgjedhur trajnerin e ri

Milani po kërkon zëvendësuesin e duhur për Stefano Piolin dhe ka identifikuar objektivin kryesor përpara verës.

Kuqezinjtë pritet të bëjnë një ndryshim në fund të sezonit pas ecurisë zhgënjyese të skuadrës në pjesën e parë të sezonit, ku dolën nga gara për titull me Interin dhe u eliminuan nga faza e grupeve të Champions League.

Milani është ende në garë për Europa League, por është e paqartë nëse fitimi i kësaj do të mjaftonte për të shpëtuar vendin e Piolit. Klubi aktualisht po shqyrton një listë të gjatë të zëvendësuesve të mundshëm përpara verës.

Corriere della Seria ka zbuluar se si Thiago Motta është një nga opsionet kryesore të Milanit për të zëvendësuar Piolin gjatë verës, duke vlerësuar punën e tij të pabesueshme me Bologna-n këtë sezon. Klube të tjera të interesuara për trajnerin 41-vjeçar përfshijnë Juventus, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Një nga emrat e përmendur ka qenë edhe ai i Antonio Conte-s, por tani për tani asgjë konkrete nuk ka dalë në këtë front.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here