Marotta gjunjëzon Furlanin: Inter ia rrëmben Milanit objektivin në merkato

Derbi në merkato i takon përsëri zikaltërve.

Milan dhe Inter përveç duelit në fushë, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Verën e kaluar Inter i dha një goditje Milanit duke ia rrëmbyer Marcus Thuram, ndërsa së fundmi zikaltrit siguruan edhe shërbimet e Mehdi Taremit.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Neroaxurët synojnë t’ia rrëmbejnë Rosonerëve edhe një tjetër objektiv në merkato.

Sipas Calciomercato, Inter është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin anglez, Lloyd Kelly, i cili është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë.

Kellyt i përfundon kontrata me Bournemouth në qershor të këtij viti dhe Marotta synon afrimin e anglezit me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here