Goditje surprizë: Milan transferon bomberin e ri për €20m

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes.

Oliver Giroud, për shkak të rrethanave, nuk është i përjetshëm dhe në pranverë do të vendosë nëse do të zgjasë aventurën e tij me kuqezinjtë apo do t’i thotë lamtumirë ‘Djallit’.

Pavarësisht fatit të sulmuesit ekspert francez, drejtuesit e klubit milanez po vëzhgojnë profile të ndryshme për ndryshimin e gjeneratës në sulm dhe po lëvizin paraprakisht për të mposhtur konkurrencën dhe për të siguruar profilin më të përshtatshëm për trajnerin e ri, apo në funksion të vetë Pioli nëse do të mbetet në drejtim të ekipit.

Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, Milan synon transferimin e qendërsulmuesit të Sevillas, En-Nesyri.

Sulmuesi maroken ka realizuar 11 gola dhe 2 asistime në 29 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Milan do të ofrojë 20 milionë euro.

Përveç En-Nesyrit, Milan synon edhe transferimin e Joshua Zirkzee nga Bologna.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here