BOMBA E VERËS: Zidane transferon te United yllin e Interit

Zinedine Zidane transferon te Manchester United yllin e Interit.

Zinedine Zidane është përsëri në qendër të vëmendjes, pas zërave se mund ta merr në verë drejtimin e Manchester United.

Djajtë e Kuq po kalojnë një periudhë krize dhe Ten Hag pritet të largohet në verë nga Old Trafford.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në rast se Zidane merr drejtimin e United, francezi dëshiron që në skuadër ta ketë Marcus Thuram.

Ditët e fundit është raportuar se Interi ka nevojë për më së paku 50 milionë euro në arkat e klubit dhe nuk përjashtohet mundësia që Zhang të sakrifikojë njërin prej yjeve të skuadrës.

Për ta bindur Interin, Djajtë e Kuq do të duhet të ofrojnë më së paku 80 milionë euro për kartonin e Thuram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here