Lajm bombastik: Tijjani Reijnders largohet nga Milani për €60m

Bomba e merkatos së verës, Reijnders largohet nga Milani për €60m.

Tri ndeshjet e fundit i ka nisur nga stoli, por me gjasë nesër do të jetë në fushë kundër Slavias së Pragës mes Milanin, në një ndeshje të vlefshme për 1/8-at e Europa Legue.

Po flasim për Tijjani Reijnders, i cili së fundmi ka nisur të dëgjojë sirena britanike për të disatën herë në karrierë.

“Maratonomaku” holandez ka përfunduar sërish në radarët e Manchester United që po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për të bindur Milanin që ta lëshojë.

Edhe pse prej vetëm disa muajsh në Itali, mesfushori ka treguar se di të jetë i dobishëm, përveç kilometrave të përshkuar që janë cilësia e tij kryesore.

Në fakt, Stefano Pioli e ka përdorur si mesfushor, si regjisor, por edhe si fantazist. Megjithëse i mungon goli (2 në këtë sezon), Reijnders ka fituar kombëtaren dhe është shquar për polivalencën e tij, çka i shtyn drejtuesit e Manchester United të planifikojnë një ofertë 60 milionëshe për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here