Pesë përforcime dhe 4-2-3-1: Ja si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Mottas (FOTO)

Revolucion te Juventusi, ja si do të rreshtohen Biankonerët nën drejtimin e Thiago Mottas.

Juventus ka dalë nga gara për titullin në Serie A, pasiqë aktualisht kanë 18 pikë më pak se Interi në pozitën e parë.

Massimiliano Allegri pritet të largohet në verë nga Zonja e Vjetër, ndërsa vendin e tij do ta zërë Thiago Motta, i cili po bën një punë të shkëlqyeshme te Bolonja.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar se si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Mottas sezonin e ardhshëm.

Në rast se Motta emërohet trajner Juventus do të bëjë pesë goditje në merkato, një portier, një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një qendërsulmues.

Në portë vendin e Szczesny do ta zërë Di Gregorio, ndërsa në repartin e mbrojtjes Motta do të transferojë Calafiorin nga Bolonja.

Në mesfushë, Juventus do të transferojë Khephren Thuram dhe Teun Kopenmeiners. Në sulm Motta ka kërkuar afrimin e Joshua Zirkzee.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here