BOMBA E VERËS: Juventus transferon yllin e Milanit

Juventus ia rrëmben yllin Milanit.

Drejtuesit e Juventus-it po punojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Biankonerët pritet të bëjnë disa përforcime në merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit ylli i Milanit ka përfunduar në orbitën e Zonjës së Vjetër.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Pierre Kalulus nga Milani.

Mbrojtësi francez ka rënë në plan të dytë te Milani këtë sezon dhe zërat për largimin e tij nga San Siro në verë sa vijnë e shtohen.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi, me Biankonerët që janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e Kalulus.

Milan e bleu Kalulun në vitin 2020 për vetëm 1.3 milionë euro dhe Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë francezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here