LAJM KATASTROFAL: Ja çfarë rrezikon Milani pas hetimit nga Guarda di Finanza

Milani po përjeton një situatë kaotike në ditën e sotme pasi policia bastisi zyrat e klubit ashtu si edhe banesat private të drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm kuqezinj.

Klubi është nën hetim pasi dyshohet se nuk ka ndryshuar kurrë realisht pronësi, duke kaluar nga “Elliot” te “Red Bird” siç u bë e ditur në verën e vitit 2022.

Në këtë mënyrë janë anashkaluar shumë rregullore financiare dhe sportive, për të cilat pritet të ketë sanksione nga më të ndryshmet nëse vërtetohen.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, për shkeljet në fjalë, Milani mund të përballet me ndëshkime nga gjobat te penalizimet me pikë në kampionatin italian nga Federata Italiane, të cilës kuqezinjtë i kanë mohuar të drejtën e kontrollit të rregullt të dokumentacionit mbi pronësinë.

Kjo përbën edhe shkelje ligjore përtej asaj sportive dhe në këtë mënyrë, adminsitratori aktual Xhorxho Furlani dhe ai paraardhës Ivan Gazidis, rrezikojnë të dy të përballën me masë administrative që fillon me gjobë, për të shkuar te burgimi deri në 4 vite, në varësi të shkeljes dhe nëse mosveprimi i tyre ka sjellë luhatje të aksioneve të kompanive të ndryshme në bursë që kanë lidhej direkte me Milanin.

Në sfond ndërkohë është edhe dënimi i mundshëm nga UEFA dhe sipas gazetës italiane, nuk ka ende një hetim të hapur nga ajo rreth kësaj çështje.

Por nëse vërtetohet se “Elliot” është ende pronari i Milanit, paralelisht me pronësinë e Lilës, UEFA mund të vendosë për përjashtimin e të dy klubeve nga Europa në sezonin e ardhshëm për shkak të mashtrimeve në plotësimin e dokumentacionit.

Rregullorja parashikon që klubet nuk duhet të kenë pronësi direkte kontrolluese mbi klube të ndryshme që marrin pjesë në të njëjtin aktivitet dhe mashtrimi në plotësimin e dokumenteve për këtë çështje vlerësohet si shkelje e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here