€14m në sezon, Simone Inzaghi merr drejtimin e gjigantit europian

E ardhmja e Simone Inzaghit mund të jetë larg nga Interi dhe gjithashtu nga Italia: vjen super oferta që mund të ndryshojë të ardhmen e trajnerit të Piacenza.

Një ofertë e paarritshme për zikaltrit, duke qenë se aktualisht Simone Inzaghi merr 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që duhen shtuar.

Simone Inzaghi mund të fitojë thuajse trefishin e asaj që fiton aktualisht tek Inter, si dhe të ketë mundësinë të ulet në stolin e një klubi të madh europian.

Një klub me ambicie legjitime për të fituar Champions League për herë të parë pas finales së luajtur vitin e kaluar kundër Manchester Cityt.

Sicc ka bërë të ditur Enrico Camelio për TvPlay, në fakt, ish-trajneri i Lazio-s duket se është vënë në shënjestër të Liverpool-it dhe Bayern Munich, që janë të gatshëm t’i ofrojnë 14 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here