Fondi Arab PIF pranë blerjes së skuadrës së Serie A.
Fondi Arab PIF, po bën bujë në botën e futbollit vitet e fundit me investime miliarda dollarëshe.
PIF në vitin 2021 bleu skuadrën angleze Newcastle, ndërsa në të njejtën kohë zotërojnë edhe klubet arabe, Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli.
Por arabët dëshirojnë që ta shtrijnë ndrikimin e tyre në futboll duke investuar edhe në kampionate të tjera si Serie A.
Për disa muaj me rradhë është raportuar për interesimin e PIF për blerjen e Milanit, ndërsa sipas raportimeve të fundit fondi arab është pranë arritjes së marrëveshjes për blejen e një tjetër skuadre italiane.
Sipas Gazzetta dello Sport, PIF ka nisur bisedimet me familjen e Berluskonit për blerjen e Monzës.
Fondi arab është i interesuar për blerjen e shumicës së aksioneve të Monzës, që kapin vlerën e 100 milionë eurove dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.