BOMBË: Immobile transferohet tek një tjetër gjigant italian

Immobile largohet nga Lazio, por mbetet në Serie A.

Ciro Immobile këtë sezon ka vuajtur për gola te Lazio shkaku i disa lëndimeve që kanë ndikuar te forma e tij në fushë, duke e limituar të realizojë vetëm gjashtë gola në 25 paraqitje në ligë.

Kësisoj lidhja e fortë mes Lazios dhe qendërsulmuesit ka nisur të zbehët, në fakt Immobile u ofendua nga një grup i tifozëve derisa kur ishte me familjen e tij mori disa abuzime.

“Tuttosport” raporton se Inter, më saktësisht drejtori sportiv është takuar me agjentin Camano për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

“Neurazzurët” po synojnë ta përforcojnë edhe më shumë pjesën ofensive dhe e shohin Immobile si adekuati, pasi e njeh mjaftë mirë kampionatin italian.

Immobile ka kontratë me Lazion deri në vitin 2026 dhe ka një pagë prej 4 milionë eurove. Italianit mund t’i kërkohet ta kërkojë largimin, me presidentin Claudio Lotito që nuk do t’i ndërhynte.

Ende nuk dihet nëse Immobile do ta shqyrtonte kalimin te rivali, ku mund edhe ta bind dëshira për të fituar trofe, gjë që është e vështirë të arrihet me skuadrën e Lazios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here