E bujshme: Drejtuesit e gjigantit italian nën hetim nga Anti-Mafia

Hera e parë në histori, drejtuesit e gjigantit italian merren në pyetje nga komisioni Anti-Mafia.

Për herë të parë ne historinë e futbollit të elitës në Itali, dy drejtues të niveleve më të larta të një klubi është dashur të përgjigjen para komisionit antimafia. Dhe nuk bëhet fjalë për një klub dosido, por për klubin e Interit.

“Il Fatto Quotidiano” bën të ditur se të premten e kaluar, dy drejtues të Interit, emrat e të cilëve mbeten sekret, kanë qenë para komisionit në fjalë, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth lidhjeve që kanë pasur me elementë të tifozerisë së organizuar, “Curva Nord”, kapoultrasi i të cilëve, Vitorio Boioki, u vra më 29 tetor 2022.

Megjithatë, bëhet e ditur se hetimi kishte nisur që në dhjetorin e vitit 2018, kur u vra ultrasi interist Dede Belardineli gjatë perplasjeve para ndeshjes Inter-Napoli.

Drejtuesit janë pyetur për lidhjen dhe kontaktet që ka klubi me ultrasit, por edhe njohuritë që kanë rreth drejtuesit të ri të këtij grupimi, Marko Ferdiko, i cili është mik me Antonio Beloko, një nga pjesëtarët e familjes mafioze Rosarno, i dënuar edhe më parë për përfshirje në aktivitete mafioze dhe që tashmë është bërë pjesë e grupit drejtues të ultrasve zikaltër.

Antimafia ka marrë në pyetje drejtuesit rreth lidhjeve që kanë me gjithë këto personazhe, takimeve me ta, por edhe çdo gjë që ka lidhje me ditën e ndeshjes, si me menaxhimin e parkimeve rrotull stadiumit apo edhe kioskave të ushqimeve rreth impiantit të “San Siro”, të cilat gjenerojnë qindra mijëra euro e që mendohet se menaxhohen nga familjet mafioze. Dëshmitë e dy drejtuesve është vendosur të mbahen sekret nga komisioni në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here