BOMBË: Theo te Bayerni për €80m, Milan transferon pasuesin për €20m

Milan transferon pasardhësin e Theos për 20 milionë euro.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin. Francezi ka realizuar 5 gola dhe 10 asitime në 38 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Theo është objektivi kryesorë i Bayernit për merkaton e verës dhe Bavarezët pritet që së shpejti të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e francezit.

Për ta lënë të lirë Theon, Milan kërkon më së paku 80 milionë euro, shifër të cilëndrejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta paguajn.

Në rast se Theo largohet nga Milani, Rosonerët e kanë identifikuar tashmë pasardhësin, raporton Mundo Deportivo.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Realit, Ferland Mendy, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në verë.

Reali e bleu francezin për 50 milionë euro, por Madrilenët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet për 20 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here