Federata nis hetim për shitjen e Milanit, ja çfarë dënimi rrezikojnë Rosonerët

Kapitulli i dytë i hetimit për transferimin e pronësisë së Milanit sapo ka nisur.

Federata Italiane e Futbollit ka kërkuar dokumentet nga Prokuroria e Milanos, e cila i ka dërguar pjesërisht.

Dokumenti i kontrollit të kryer javën e kaluar si pjesë e hetimit për shitjen e klubi nga “Elliott” te “RedBird” në gusht 2022, iu dërgua prokurorit federal Xhuzepe Kine. 12 faqet e aktit në fjalë përmbajnë hipotezën e një shkeljeje nga Xhorxho Furlani dhe Ivan Gazidis, administratori aktual dhe i mëparshëm i “Djallit”, të cilët akuzohen se kanë penguar ushtrimin e auditit në momentin e shitjes. Mes drejtësisë së zakonshme dhe asaj sportive, mund të thuhet se do të luhet një lojë paralele.

RREZIQET – Para se të flasim për këtë, një vështrim në zhvillimin e mundshëm në nivelin e drejtësisë sportive, duke u nisur nga fakti se në procedimin penal Milani është palë e tretë dhe nuk rrezikon asgjë. Nëse hipoteza e Prokurorit do të vërtetohej, do të kishte shkelje të nenit 32 pika 5 të Kodit të Drejtësisë Sportive për detyrimet e komunikimit, e lidhur drejtpërdrejt me nenin 20 që rregullon “Blerjet dhe shitjet e aksioneve në aspektin profesionistik”. Në bazë të asaj që vërtetojnë dokumentet, mund të kontestohet edhe kundërvajtja administrative e përcaktuar në nenin 31 paragrafi 1. Dhe këto mund të kombinohen me nenin 4 për “besnikërinë, korrektësinë dhe ndershmërinë” e subjekteve të federatës dhe nenin 6 për përgjegjësinë e Milanit. Sanksionet në rastet e diskutuara variojnë nga gjobat deri te heqja e pikëve në renditje.

KRIMET – Është padyshim herët për të kuptuar se cili do të jetë fati i Milanit, sepse hetimi ka ende shumë për të treguar. Nga njëra anë, pengesa për ushtrimin e funksioneve të autoriteteve të mbikëqyrjes publike nuk është i vetmi krim i mundshëm mbi të cilin fokusohet Prokuroria. Nuk duhet harruar se në prill 2023 u kryen kërkime në Luksemburg (në zyrat e “Project RedBlack” dhe “Rossoneri Sport”) me falimentimin si një krim të mundshëm. Dhe më parë ishte folur edhe për përvetësim. Nga ana tjetër, hetuesit mund të hapin një front të ri me marrje në pyetje.

RISHIKIMI – Ndërkohë, mësohet se ka një nen (324) i cili lejon palët e akuzuara të kërkojnë kthimin e çdo gjëje qe mund t’i jetë sekuestruar. Natyrshëm lind pyetja, a do ta ushtrojnë këtë të drejtë Furlani dhe Gazidis? Nëse ky front do të hapej, marrëdhëniet me prokurorët publikë do të përkeqësoheshin dhe do të merrej një vendim i parë, i shpejtë nga gjykata, i cili mund të anulonte, reformonte ose konfirmonte vijimin e hetimit. Një udhëkryq i cili padyshim mund të ndalë hetimin ose edhe të ndryshojë rrjedhën e tij. Një mundësi tjetër, që nuk duhet përjashtuar, është që Furlani dhe Gazidis përmes avokatëve të tyre të paraqesin kërkesën për rishikim për akses në dokumente dhe më pas të vendosin të heqin dorë. Do ta dimë deri në fund të kësaj jave ose më së vonë në fillim të javës së ardhshme.

BISEDA DHE DOSJE – Zgjedhja e Prokurorisë për të ndërhyrë me bastisje zyrash dhe ambientesh private nuk është rastësore. Prokurorët i morën masa pas thashethemeve të shtypit për ardhjen e mundshme, me aksione pakicë ose shumicë, të një investitori arab. Shkurtimisht, prokurorët kishin frikë se një transferim i ri i pronësisë (te “PIF”) do ta bënte nxirrte jashtë loje urdhrin për kontrolle dhe nuk do të lejonte të shihnim qartë në situatat e Milanit. Nga këtu lindën kontrollet në selinë e Milanit dhe në shtëpinë e Furlanit. Po tani? Dosjet dhe materialet e kopjuara nga Policia Financiare janë të shumta dhe jo të lehta për t’u analizuar shpejt. Do të duhet kohë. Federata, në kuadër të një hetimi nga ana e saj, po pret me durim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here