LAJM BOMBASTIK: Mario Mitaj transferohet tek gjiganti italian

Mario Mitaj përfundon në Serie A.

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, për të cilin padiskutim do të ishte hapi më i mirë në karrierë.

Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se Juventusi është skuadra që po monitoron mbrojtësin e majtë.

Drejtorit sportiv i Juventus, Cristiano Giuntoli thuhet se e ka në listë për të tentuar transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Mbrojtësi është një nga lojtarët që shkëlqeu në kualifikuese me kuqezinjtë, ndësa është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Sylvinhos.

Mitajn aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi dhe ka eksperiencën e duhur sipas Giuntolit, i cili është i bindur se 21-vjeçari do të ishte një transferim i goditur.

Madje sipas burimit në fjalë, në miqësoren që kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Kilit në Parma të Italisë, drejtuesit e Juves do ta jenë prezent në stadium për të vëzhguar nga afër Mitajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here