Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit transferojnë yllin e Bayernit për €60m

Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.

Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Dhe drejtori ekzekutiv i milanezëve, siç e dimë, tashmë po punon për të përgatitur një skuader po aq konkurruese.

Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e tretë për merkaton e verës.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e qendërmbrojtësit të Bayernit të Mynihut, Kim Min-jae.

Qendërmbrojtësi korean ka rënë në plan të dytë te Bayerni dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi për ta rikthyer atë në Itali.

Te Inter e kanë piketuar Min-jae si pasardhësin ideal të Acerbit dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me Bayernin. Inter dëshiron huazimin e Min-jae me opsion të detyrueshëm blerjeje nëse plotësohen disa kushte.

Bavarezët e transferuan koreanin për 50 milionë euro, ndërsa Inter për kartonin e tij do të duhet të paguaj 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here